Dy persona janë arrestuar pasi kanë tentuar t’ia grabisin çantën një femre, shtetase e Shqipërisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:42, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë tentuar t’ia grabisin çantën viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.