Tenton t’i presë motrës gishtërinjtë me gërshërë

Prishtinë | 30 Sht 2016 | 08:53 | Nga

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një ditë më parë një 33-vjeçar për veprën penale të ushtrimit të dhunës ndaj motrës së tij.

Leon H., banues në Tiranë u arrestua nga policia pas një denoncimi të bërë te blutë nga motra e tij, E.H, 39- vjeç.

Ajo e akuzon vëllain e saj se e ka goditur me grusht, si dhe duke përdorur gërshërët ka tentuar t’i presë dy gishta, gishtin e mesit dhe atë të unazës.

Mësohet se mes vëllait dhe motrës ka pasur konflikte të vazhdueshme çka ka degraduar deri në dhunë fizike apo dhe përdorimin e gërshërëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme