Policia ka vënë në pranga dy shtetas të Kosovës, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin nëpërmjet Portit të Durrësit, me dokumente të falsifikuara.
Mësohet se në pranga kanë rënë një 31-vjeçar dhe një 59-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. E., 31-vjeç dhe H. S., 59-vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara“, njofton Policia.
Sakaq hetimet në lidhje me ngjarjen vijojnë ende.