Gjatë studimeve pos diplomike në Universitetin e Lozanës në Zvicër më bënte përshtypje numri i madh i teorive që mësonim. Pothuajse të gjitha këto teori kishin origjinën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo qasje e mësimit me literaturë amerikane nuk u ndalte vetëm në aspektin teorik.
Në mësimet praktike që kishim për studime të rasteve të ndryshme që kishin jehonë në shtypin botëror e që rridhnin nga fusha e kriminalitetit, prapë Amerika ishte furnizuese e rasteve që ne studentët i kishim si detyrë t’i analizonim.
Kureshtja ime për këtë qasje në literaturën dhe në rastet amerikane dhe arsyen pse Amerika ishte aq e pranishme në këtë lëmë mori përgjigjen gjatë prezantimit të rasteve që kishim në lëndën Kriminaliteti ekonomik. Unë me dy studentë të tjerë morëm si rast ta paraqesim kriminalistin për firmën amerikane “Enron”. Ishte një prezantim i bazuar më shumë në të dhënat e marra në “Google”. Pra, një kërkim klasik për t’i marrë kreditë e mjaftueshme, pra për ta marrë një notë kaluese…
Grupi tjetër i studentëve që kishte marrë për studim dhe analizë rastin e një banke të kantonit që kishte humbur mbi një miliard franga gjatë tranzicionit joligjor, një paraqitje shumë profesionale dhe shumë metodike na bëri të gjithë studentëve që të ishim aktivë me pyetje, sidomos që rasti i bankës kanton-ale ishte shumë i mediatizuar dhe i njohur për publikun e gjerë.
Por, çudia ndodhi në momentin kur u komunikuan notat e marra të të gjithave grupeve. Grupi ynë kishte marrë notën më të lartë që na bëri të çuditemi dhe kjo çuditje ishte edhe më e madhe kur morëm vesh që grupi i studentëve që kishin paraqitur rastin e bankës kantonale kishin marrë thjeshtë notë kaluese.
Të gjithë nuk e kuptuam se si grupi që ishte më i miri kishte marrë notën më të dobët dhe studentët gjetën përgjigjen shumë shpejtë: profesori bënte pjesë në komitetin udhëheqës të bankës dhe si i tillë mbronte versionin zyrtar të bankës, i cili u kontestua nga studentët me paraqitjen e tyre…
Me ketë rast mora përgjigjen se pse më mirë është të citohen rastet dhe teoritë amerikane se të merren rastet e vendit apo evropiane…
Për të shkuar në Institutin e Kriminologjisë të Universitetin e Lozanës nga studioja ime në Lozanë merrja metronë dhe pas disa minutave të shkurtër arritja në destinacion. Kthimi ishte i njëjtë pos në shumicën e rasteve me një flluskë shumë më të madhe të udhëtarëve të pranishëm në metro. Dhe për t’u kyçur në rrugën kryesore ishte e mundur marrja e liftit, të cilin unë shpesh e merrja, sidomos kur më duhej të fitoja kohë për të punuar në bibliotekën kantonale…
Kjo përsëritje e rutinës të rrugëtimit më bëri të mendoj për krijimin e “teorisë së liftit”që bazohet në detajet që lidhen me marrjen e liftit: gjatë marrjes së liftit të madh me kapacitet deri në 18 persona kur më rastisë të futem i pari dhe në prekja butonin për të më mundësuar të dilja në qendër të Lozanës.
Nga prekja e butonit duke precizuar katin e zbritjes deri në nisje më duhej të prisja 20 sekonda të mirë. Kjo ishte e mundur vetëm në momentet kur isha i vetëm. Duke më ndodhur shpejtë që në sekondat e fundit të futeshin udhëtarë që u duhej të pritnin vetëm disa sekonda dhe mua që isha i pari për shkak të presionit të turmës zhvendosesha në fund të liftit dhe të dilja i fundit.
Pra, edhe pse isha i pari dhe prisja 20 sekonda të tërë nuk do të thoshte të dilja i pari. Pra teoria ime e liftit nuk mjaftonte me këtë shembull që ta dëshmoja në vlefshmërinë e saj, pra kërkohej një shembull konkret në zhbatueshmërinë. Pra, teoria që “paraziti fiton shpesh” duhej të dëshmohej…
Gjatë rrugës për Kosovë, kur duhet ta marrë autobusin për të shkuar tek aeroplani, e zbatoj këtë teori të liftit në mënyrë që futem i fundit dhe të dal i pari.
Po të mos ishte ndodhia gjatë rrugës për në Kosovë nga aeroporti i Gjenevës nuk do të merrja guxim të shkruaja për këtë teori që bën aluzion se paraziti shpesh fiton….
Isha ulur në aeroplan dhe pasagjeri që ishte ulur në anën time të majtë mbante vazhdimisht dorën e djathtë në xhep. Ky veprim i tij rriti kureshtjen time, prandaj e pyeta: “Sa franga ke në xhep? Pasagjeri ashtu i hutuar u përgjigj duke pranuar që kishte një sasi të konsideruar të hollave dhe më bëri pyetje se nga ia qëllova që kishte pare në xhep? Meqë isha nën ndikimin e një provimi, të cilin isha duke përgatitur, e, i cili kishte të bënte me analizë kriminale, unë i dhashë përgjigje pak enigmatike:
“Puna ime matet me frikë … se puna ime ka të bëjë me minuta që i ekspozohem frikës dhe kështu e fitoj paranë”. Jo vetëm pasagjeri afër meje por edhe pasagjerët të ulur para nesh filluan të më parashtronin pyetje se si mbijetoja me ketë profesion të hajdutit? Dhe duke e përsëritur provimin shfrytëzova rastin të merrja shembuj “konkretë” se si mbijetoja nga prangosja… Çudia më e madhe ishte se të pesë udhëtarët që m’i dëgjonin sukseset e mia në një profesion imagjinar nuk u distancuan nga unë, po vazhdonin të më shihnin me kureshtje. Kjo përkrahje vazhdoi kur të nesërmen duke pirë kafe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, kamerieri më tha që pijet janë të paguara …nga një klient që bënte pjesë në udhëtarët kureshtarë të mi…
Pra në këtë rast “teoria e liftit” pati sukses duke ia mundësuar hajdutit imagjinar që të jetë i respektuar…
Në Zvicër, kantoni Vaud, qyteti i Lozanës aty ku jetoj, shqiptarët janë shembull i punës dhe suksesit. Pothuaj nuk ka tani profesion që ekziston në Zvicër që shqiptarët nuk e ushtrojnë me zell. Teoria e liftit mundet në disa raste të ketë zbatim, por nuk mundet të jetë model dhe shembull për komunitetin tonë që me shumë mund e me presione të mëdha është duke bërë vendin e vet të merituar.
Paraziti apo parazitët mund të kenë sukses, por nuk mund të jenë si model i komunitetit tonë sepse teoria e liftit është shndërruar me liftin social që do të thotë se komuniteti ynë nuk ka model parazitin, sepse vend dhe pikë referimi është puna.
Në trojet shqiptare është duke u bërë luftë që puna të jetë model i së mirës dhe parazitët të izolohen, mos ta kenë fatin që të krekosen, të jenë përfaqësues në organet shtetërore, në lagje, në familje apo edhe në shkollë. Nuk është e rastësishme që në trojet shqiptare, Zvicra dhe shtetet e zhvilluara perëndimore, në të cilat jeton diaspora shqiptare, përmenden si model.
Teoria e liftit do mbetet imagjinare, sepse në disa raste të vogla tregon që “paraziti” fiton… Unë nuk dëshiroj të jetë kështu!