Ter Stegen mbetet te Barcelona

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po synon ta mbajë sa më gjatë në ekip portierin Marc-Andre ter Stegen.

Klubi spanjoll dhe menaxheri i lojtarit tash e disa kohë kanë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës dhe në fund kanë gjetur marrëveshjen, transmeton KOHA.

Sipas së përditshmes spanjolle “Mundo Deportive”, portieri gjerman do të mbetet në “Camp Nou”.

Ter- Stegen është pajtuar ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2025.

28-vjeçari është jashtë fushave pas operimit në gjurin e këmbës së djathtë. Portieri gjerman pritet t’i mungojë Barcelonës së paku edhe një muaj.

Ter-Stegen është pjesë e klubit që nga viti 2014, kur u transferua nga Borussia Monchegladbach.

Të ngjashme