VMRO-DPMNE do të shkojë në opozitë, raportojnë mediet maqedonase, bazuar në burime “të larta partiake”.
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, lideri i kësaj force politike, Nikolla Gruevski u ka dhënë anëtarëve të tjerë lajmin se do të shkohet në opozitë e i ka kërkuar atyre që mbajnë poste shtetërore të mos krijojnë probleme, por të lënë vulat e institucioneve.
Njoftimi nuk është konfirmuar zyrtarisht. Të njëjtat burime pretendojnë se në mesin e mundësive të diskutuara ka qenë edhe lidershipi i partisë, por janë përgënjeshtruar zërat për një largim të Gruevskit nga drejtimi i saj.
Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i la dhjetë ditë kohë presidentit Ivanov të mandatojë kryeministrin, para se këtë ta bëjë vetë Kuvendi.