Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri ka tërhequr amandamentin nga Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollon dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-214.
Këtë propozim e bëri deputeti Fadil Beka. Ai tha se grupi punues e ka shqyrtuar raportin dhe ka vendosur që ky amendament të tërhiqet prapa, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e këtij komisioni u procedua për lexim të parë Ligji për të Huajt. Ky procedim mori pëlqimin e anëtarëve të komisionit.
Mbledhjen e kaluar Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri ka miratuar Projektligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufijve Shtetërorë.
Ky projektligj është proceduar pa përkrahjen e komisionit, raporton Ekonomia Online. Amendamentet e grupit punues për këtë projektligj nuk janë përkrahur nga Lista Serbe, përderisa amendamentet e propozuara nga Lista Serbe nuk kanë marrë përkrahjen e komisionit.
Anëtarët e komisionit kanë theksuar se ky ligj ka të bëjë me kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit për lëvizje jashtë Kosovës dhe për ata që kanë migruar në Kosovë apo vijnë në mënyrë joligjore në vendin tonë.