Është hedhur shorti për ndeshjet që do të zhvillohen në kuadër të Europa Ligës dhe si rezultat skuadra e Arsenalit do të përballet me Rennes ndërsa Chelsea do të luajë kundër Dynamo Kiev.
Rennes ndodhet në vendin e 11-të në Ligën 1 ndërsa Dynamo Kiev renditet e dyta pas Shakhtar Donetsk në Premier Ligën e Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund t’i gjeni të renditura ndeshjet të cilat do të zhvillohen.
Chelsea – Dynamo Kiev
Eintracht Frankfurt – Inter Milan
Dinamo Zagreb – Benfica
Napoli – FC Salzburg
Valencia – FC Krasnodar
Sevilla – Slavia Prague
Arsenal – Rennes
Zenit St Petersburg – Villarreal