Tërhiqet shorti për 1/16 e finales në Kupën e Kosovës

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Fituesja e Kupës në futboll, Prishtina në 1/16 e finales do ta ketë përballë Kosova Vr.

Tërheqja e shortit për këtë rreth të garës së Kupës është bërë të martën në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë, kampionia Drita do të luajë ndaj Trepçës, derisa përballjet tjera janë: Besa – Istogu, Vushtrria – Drenica, Flamurtari – Drenasi, Prizreni – Feronikeli, Vitia – Ferizaj, Onix – Llapi, Ulpiana – Liria, Vëllaznimi – Trepça ’89, A&N – Kika, Vllaznia – Dukagjini, Gjilani – KEK-u, Ramiz Sadiku – Arbëria, Malisheva – 2 Korriku dhe Dardana – Ballkani.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në mesjavën e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme