Tërmet 5.9 ballësh godet Kilin

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kili është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit. Një lëkundje e fortë me magnitudë 5.9 u regjistrua rreth orës 01:40 sipas orës lokale.

Thellësia e tërmetit ishte 80 km, ndërsa epiqendra ishte në rajonin Tarapaca. Nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale. Sa i përket situatës së Coronavirusit, Kili ka shënuar 323,698 të infektuar nga Coronavirusi, nga të cilët ndërruan jetë 7,290 persona.

Të ngjashme