Një tërmet i fuqishëm ka rënë këtë të mërkurë në mesditë dhe forca e lëkundjeve ka qenë si rrallëherë mjaft e madhe.
Sipas të dhënave të publikuara tërmeti është i magnitudës 5.2 ballë, një shifër kjo mjaft e lartë për mesataren e tërmeteve që kanë goditur vendin kohët e fundit. Në kryeqytet është ndjerë dukshëm seria e lëkundjeve e cila ka zgjatur për disa sekonda.
Paraprakisht nuk raportohet nga autoritetet për persona të plagosur apo dëme të shkaktuara.
Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm saqë në Kryesinë e Kuvendit kanë ndërprerë menjëherë dhe seancat që po kryheshin.
Ndërkohë mësojmë se tërmeti ka qenë aq i fortë saqë ka “shkundur” dhe Kosovën.