Tërmet i fortë shkund Greqinë

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter ka goditur Greqinë këtë mesditë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e saktë e tërmetit ndodhet në një zonë detare 12 kilometra në jug jugperëndim të Ormylias, në Chalkidiki.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 70 km në juglindje të Selanikut, Greqi / pop: 354,000 / ora lokale: 12:53:22.2 , data 2023-02-07 – 19 km në lindje të Néa Moudhaniá, Greqi / pop: 9,300 / ora lokale: 12:53:22.2 data 2023- 02- 07.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë fare pranë sipërfaqes së tokës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometër.

Lëkundjet në Greqi vijnë menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi që ka shënuar mijëra viktima e të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale në mbi 5 mijë objekte banimi dhe shërbimesh.

Nga monitorimi i deritanishëm nuk ka raportime për dëme edhe pse qytetarët kanë shkruar se lëkundjet kanë qenë të ndjeshme.

Vijojnë paslëkundjet në Turqi:

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) ka thënë se deri më tani ka pasur 243 pasgoditje në rajonin kufitar turko-sirian.

Shefi i AFAD-it, Yunus Sezer dha shifrën e përditësuar sot në mëngjes, një ditë pasi një tërmet i fuqishëm goditi rajonin duke vrarë mijëra persona në Turqi dhe Siri, shkruajnë mediat e huaja.

Rula Amin, zëdhënëse e UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha se me kaq shumë pasgoditje dhe lëkundje, njerëzit kishin shumë frikë të qëndronin në shtëpitë e tyre, por nuk kishin ku të shkonin në kushtet e motit të ftohtë.

Të ngjashme