Një tërmet i fuqishëm ka goditur rreth orës 23:07 Bosnjen dhe Hercegovinën.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Euromesdhetare, tërmeti ishte me magnitudë 5.7 shkallë Rihter.
Epiqendra ishte 45 kilometra në juglindje të Mostarit.
Sipas raportimeve, dridhjet janë ndier edhe në Kosovë e vendet fqinje.