Një tërmet i fuqishëm i ka vrarë të paktën 250 njerëz dhe mbi 150 persona të tjerë janë të plagosur në Afganistan, ka thënë një zyrtar lokal për BBC.
Fotografit e shpërndara në rrjete sociale tregojnë njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.
Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet edhe më shumë se 250.
Tërmeti që goditi provincën Paktika është rreth 44 kilometra nga qyteti juglindor i Khost.
Lëkundjet u ndjenë në Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, shkruan BBC
JUST IN 🚨 Afghanistan state-run news agency reports more than 150 people killed in #earthquake in country's eastern province.
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) June 22, 2022
pic.twitter.com/QIQFGtQanf