“Tërmet” në klubin e njohur evropian, bojkot i plotë i tifozëve deri në fund të sezonit

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Situata te Olympique de Marseille po përkeqësohet ndjeshëm, pasi humbjet dhe kriza sportive kanë çuar në një reagim të fortë nga tifozët më të zjarrtë të klubit.

Pas një serie rezultatesh zhgënjyese dhe tensioneve të vazhdueshme me drejtuesit e klubit, grupet ultras kanë vendosur të kalojnë në “fazën ekstreme” të protestës: bojkot të plotë të mbështetjes deri në fund të sezonit, njoftojnë mediat franceze, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas vendimit të tyre, tifozët nuk do të organizojnë më koreografi, nuk do ta mbështesin skuadrën në mënyrë aktive dhe në disa raste pritet edhe mungesë e qëllimshme në tribuna, si shenjë pakënaqësie ndaj drejtimit aktual të klubit.

Ky veprim vjen pas një periudhe të gjatë frustrimi, ku ultrasit kanë shprehur pakënaqësi si për rezultatet në fushë, ashtu edhe për menaxhimin e klubit.

Në disa ndeshje të fundit, pjesë të stadiumit kanë mbetur bosh në mënyrë simbolike, ndërsa janë parë edhe pankarta të forta kundër drejtuesve dhe lojtarëve.

Ultrasit e Marseillet kanë qenë historikisht një nga grupet më të zëshme dhe më ndikuese në futbollin francez, shpesh duke reaguar ashpër kur klubi kalon në krizë sportive apo institucionale.

Ky vendim pritet ta rrisë edhe më shumë presionin mbi skuadrën, e cila tashmë ndodhet në një moment të vështirë të sezonit dhe nën kritika të forta nga tifozeria.

Në Marseille, klima është bërë gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa e ardhmja e klubit dhe marrëdhënia me tifozët mbetet e pasigurt. 

Të ngjashme