Tërmet në Kroaci me magnitudë 4.6 shkallë

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 4.6 shkallë të Rihterit ka goditur Kroacinë. Epiqendra e tij është qytetit Seline, në Zadar të Kroacisë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja ndërkombëtare që njofton për të gjitha tërmetet në botë.

Aktualisht nuk ka shumë informacione se a ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Kujtojmë se së fundmi ndodhi një tërmet i fortë në Turqi ku deri tani raportohet se kanë vdekur 58 persona, dhe rreth 900 janë lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme