Jugu i Shqipërisë është goditur përsëri nga tërmeti mëngjesin e kësaj të diele.
Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitutë 3.7 ballë i shkallës Rihter është ndjerë në jugperendim të vendit.
Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër 14 kilometra nga Orikumi. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra.
Deri tani nuk raportohet të ketë të lënduar dhe as dëme materiale. Jugu i Shqipërisë javët e fundit është goditur nga tërmete të një pas njëshme, duke përhapur panik tek banorët.