Tërmet në Shqipëri, kaq ishte magnituda

Prishtinë | 14 Jan 2025 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:11, janë regjistruar lëkundje tërmeti në Shqipëri.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane të Mesdheut (EMSC), magnituda e tërmetit ishte 3.8 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra u lokalizua në qarkun e Elbasanit, në disa fshatra pranë Librazhdit.

Ndërkohë thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Kujtojmë se lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, pas atij të 26 nëntorit, nuk kanë qenë tejet të forta dhe fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz.

Të ngjashme