Ekonomia Online
FUNDIT

Poezi: Tërmet…

Poezi: Tërmet…

Lëkundet botasi një djep “i zvogëluar”, në kohëkorniza me foton e gjyshesra prej muri,gozhdë e ngulur keq, në moshë,një ofshamë mallirrokullis dhimbjen në mungesë. një pik lot rrëshketmbi kujtimin e gjallë,shamia e saj, ruajtur si thesar,ma fshin lotin njësoj,si dorë e saj dikur…era e të shtrenjtës më thyhet mbi qerpik, tërmeti vazhdon… më shkund qenien…! […]

Lëkundet bota
si një djep “i zvogëluar”, në kohë
korniza me foton e gjyshes
ra prej muri,
gozhdë e ngulur keq, në moshë,
një ofshamë malli
rrokullis dhimbjen në mungesë.

një pik lot rrëshket
mbi kujtimin e gjallë,
shamia e saj, ruajtur si thesar,
ma fshin lotin njësoj,
si dorë e saj dikur…
era e të shtrenjtës më thyhet mbi qerpik,

tërmeti vazhdon… më shkund qenien…!

18/1/2023

Të ngjashme