Tërmeti 6.1 ballësh në Greqi, publikohen pamjet kur toka nis të dridhet

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në brigjet e Greqisë, me drjdhjet që janë ndjerë deri në Turqi, Egjipt, Siri dhe Izrael.

Incidenti vjen vetëm një javë pas tërmetit të kaluar me madhësi prej 6.3 Rihter që ndodhi në Kretë.

Epiqendra e tërmetit besohet të jetë afër ishullit Dodekanez të Rodosit.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raportoi në Twitter këtë mëngjes se ky tërmet 6.4 u ndej në Detin Mesdhe Lindor, Greqi të jugut.

Sakaq, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e tërmetit, ku shihet se si objektet e një supermarketi lëkunden gjatë tërmetit.

Të ngjashme