Tërmeti prej 5.8 ballësh në Kashmir : 25 të vdekur dhe 45 të plagosur

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 450 të tjerë kanë mbetur të lenduar nga një tërmet i fuqishëm që goditi Kashmirin dhe Pakistanin ditën e martë.

Lëkundjet me magnitudë 5.8 dhe intensitet deri shtatë ballë shembën urat, shkollat, kishat dhe shtëpitë e banorëve, shkulën shtyllat e tensionit dhe çanë rrugët për makina në zonat midis Kashmirit dhe Pakistanit.

Në rajonin e Mirpurit, ku u shënua numri më i madh i viktimave, qindra persona morën pjesë të mërkurën në ceremonitë e varrimit.

Më i vogli ndër ta ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë.

https://www.youtube.com/watch?v=FSUgUxYj-W4

Të ngjashme