Tërmeti prej 7 ballësh godet këtë vend

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë prej 7 shkallësh të Rihterit ka goditur Ishujt Solomon në Oqeanin Paqësor, pranë rajonit jugperëndimor të Malango.

Nuk është raportuar ende për të lënduar apo të vdekur, por njerëzit në kryeqytetin Honiara raportuan lëkundje të mëdha për rreth 20 sekonda, raporton BBC.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor, e mbështetur nga SHBA-ja, tha gjithashtu se kërcënimi kishte kaluar tashmë, edhe pse shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe bëri që disa qytetarë në Honiara të dilnin me nxitim nga ndërtesat.

Pas këtij tërmeti, edhe Prokurori i Përgjithshëm i Ishujve Solomon publikoi disa pamje në Twitter të kabineteve të tejmbushura të dosjeve dhe dokumenteve të shpërndara në dysheme.

Të ngjashme