“Pajtohem me Kryeministrin Kurti se për krejt të këqiat në këtë vend, pra edhe për rrymën, edhe sot, fajet i kanë qeveritë e kaluara”, kështu është shprehur anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli nëpërmjet një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Pajtohem me Kryeministrin Kurti se për krejt të këqiat në këtë vend, pra edhe për rrymën, edhe sot, fajet i kanë qeveritë e kaluara. Për këtë, prandaj duhet pranuar që e kanë fajin edhe që “të sollën” në pushtet!
Kryeministri realitetin po e shëndërron në fantazi, ndërsa “fantazinë” e qytetarëve për fat të mirë, nuk e konsideroi ilegale se përndryshe do të kriste edhe një ligj kundër fantazisë së qytetarëve! Nuk është larg mendsh që kjo fantazi të çojë edhe në një mosdëgjueshmëri qytetare për rrymën dhe për tjerat! “Zullumi k’putet prej s’trashi”!