NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, ka ndalur furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Sipas njoftimi aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.