Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ka vizituar të enjten Ngrohtoren e Qytetit, “Termokos”, raporton Ekonomia Online.
Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se temë diskutimi ka qenë projektet të cilat po i finalizojnë për të ofruar shërbim të mjaftueshëm dhe cilësor për qytetarët e Prishtinës. Ndër to, ka qenë edhe implementimi i planit për dekarbonizim.
“‘Termokos’ kërkoi mbështetjen e Ambasadës Austriake për projektet të cilat i kemi vendosur në prioritet për të implementuar planin e dekarbonizimin. Jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme në transformimin e sistemit të energjisë termike ne Prishtinë”, ka shkruar ai.