Tërnava ngushëllon familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri, “jemi pranë vëllezërve e motrave në Shqipëri”

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjet e të prekurve nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri.

“Në këto momente të renda për vëllezërit tonë, shprehim mbështetjen tanë të gjithanshme duke u solidarizuar e duke bashkëndjerë dhimbjen”, thuhet në komunikatën e BIRK-së.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, familjarëve të viktimave u ka shprehur “ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Zotin e Gjithëmëshirshëm që t’ua lehtësojë dhimbjet, ndërsa të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë”.

“Apeloj tek qytetarët që të ruajnë qetësinë, e të mos krijojnë panik si dhe të ndihmojnë njëri – tjetrin. Në rastet të tilla, solidariteti, ndihma dhe përkujdesi më ata që kanë pësuar është vepra e puna më e mirë që e do dhe urdhëron Zoti i Madhëruar. Bashkësia Islame e Kosovës do të përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe me të gjitha kapacitetet, do jetë pranë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri”, ka theksuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme