Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava me ftesë të Ligës së Botës Islame po merr pjesë sot në Konferencën ndërkombëtare me titull “Rrymat ideologjike ndërmjet lirisë së shprehjes dhe bazamenteve të sheriatit Islam” , që po mbahet në Meke dhe ka filluar dje dhe po organizohet nga Liga e Botës Islame nën patronatin e Shërbyesit të dy vendeve të shenjta mbretit Selman bnin Abdulaziz Al Saud.
Në këtë Konferencë përveç dijetarëve më eminent të Botës Islame po merr pjesë edhe Delegacioni i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës nën kryesimin e myftiut Naim Tërnava i shoqëruar me kryeimamin Sabri ef. Bajgora, drejtori për shtyp dhe media Ahmet Sadriu dhe zv/ shefi i kabinetit mr. Besim Mehmeti.
Në këtë Konferencë nga Ballkani përveç Kosovës po marrin pjesë Shqipëria dhe Kroacia. Kjo konferencë ka për qëllim pozicionimit e qartë të botës islame kundruall rrymave të ndryshme ideologjike të cilat i kanë sjellë aq shuam dëme Islamit, duke e shëmtuar imazhin e tij paqësorë.
Myftiu Tërnava pati takime me dijetarë dhe personalitete të ndryshme të Botës Islame nga të cilët kërkoi bashkëpunim dhe njohje të shtetit të Kosovës nga ana e disa shteteve arabe dhe islame që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.