Një tifoz polak u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua nga tribuna gjatë humbjes 3-1 të vendit të tij ndaj Austrisë.
Incidenti tronditës ka ndodhur në stadiumin ‘Olimpik’ në Berlin pasditen e së premtes.
Sipas Yahoo, burri “ra tre metra në një kanal midis tribunës dhe fushës së brendshme”.
Mësohet se ai ishte për pak kohë pa ndjenja, përpara se mjekët ta çonin në spital.
Natyra e plagëve të tij nuk është bërë e ditur po ashtu as gjendja e tij.
Shkaku i rënies mbetet i paqartë, por policia e Berlinit ka eliminuar tashmë “përfshirjen e palëve të treta”.