Terroristët islamikë ua hoqën kokat 50 personave në një fshat të Mozambikut

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Terroristët islamikë kanë kryer një masakër në fushën e futbollit, duke ua prerë kokën 50 personave nga një në veri të Mozambikut. Fshati, raportojnë mediat botërore, transmeton Koha.net.

Sulmi u krye nga grupi ekstremist i lidhur me Shtetin Islamik në fshatin Muatide në provincën Kabo Delgado, ku përleshjet po zgjasin tash disa ditë.

Agjencia Shtetërore e Mozambikut njoftoi se sulmuesit hapën zjarre mbi popullsinë e disa fshatrave, pstaj i gjetën të mbijetuarit në një pyll të afërt dhe i sollën në një fushë futbolli ku ua prenë kokat, ndërsa trupat e tyre i bënë copë-copë, ndërsa gratë i rrëmbyen

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme