Pesë të vdekur nga cikloni i dytë që goditi Mozambikun

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Cikloni Kenneth ka goditur përsëri Veriun e Mozambikut, ky shtet akoma është duke u përballur me dëmet që ka shkaktuar një stuhi tjetër në kohët e fundit.

Nga kjo goditje e ciklonit kanë mbetur të vdekur pesë persona, tha një zëdhënsi i OKB-së, duke thënë se informacionet i ka nga Qeveria e atjeshme.

Erërat që ka sjell cikloni kanë shkuar deri në 280 kilometra në orë.

Departamenti për Menaxhimin e Krizave në Mozambik, ka thënë se 30 mijë persona janë evakuuar nga zonat që pritet t’i përfshijë cikloni.

Nga Cikloni Idai muajin e kaluar kanë vdekur 900 persona dhe janë shkatërruar shumë objekte, po ashtu është për hapur edhe sëmundja e kolerës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme