Tesla ka deklaruar se ka ulur çmimin e Model 3 sedan për 1,100 dollarë.
Kjo është ulja e dytë e çmimit gjatë këtij viti që prodhuesi i veturave elektrike ka bërë.
Tani Tesla Model 3 sedan kushton 37,659 euro (42,900$) në ueb faqen e kësaj kompanie, transmeotn koha.net.
Tesla, kompani e cila nuk përdor reklamimin e marketingun tradicional, në vend të kësaj ka prezantuar një program referimi për konsumatorët në 2015-ën.
Ky program përfshinë kode referimi të cilët i ofrojnë blerësve deri në gjashtë muaj mbushje të baterive falas e oferta për konsumatorët ekzistues si lansimi i fotografive personale në hapësirë apo pjesëmarrje në ngjarjet e Teslas.