Komisioni i Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës më 3 tetor do të organizojë testet fizike për gjyqtarët dhe asistentët (të gjitha kategoritë), të cilët nuk kanë arritur të kalojnë testet para fillimit të kampionatit 2017/2018, dhe për të gjithë gjyqtarët dhe asistentët, të cilët gjykojnë ndeshjet në Superligë dhe Ligën e Parë.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), testet Fizike mbahen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Gjyqtarët kryesor fillojnë testimin në orën 09:30, kurse asistentët fillojnë testimin në orën 10:30.