As kësaj here nuk kanë munguar parregullsitë në Provimin e maturës, që ka nisur në orën 10:00. Kjo është pjesa e dytë e testit, në të cilën nxënësit i nënshtrohen kryesisht pyetjeve nga lëndët profesionale.
Testin po e mbajnë rreth 25 mijë maturantë në 201 qendra në gjithë Kosovën.
Ani pse i gjithë procesi po monitorohet nga rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë, edhe këtë herë testi ka dalë jashtë klasëve.
Në rrjetet sociale janë postuar ato, nga nxënësit që kanë kërkuar ndihmë nga miqtë e tyre virtualë për t’iu ndihmuar në plotësimin e tij.