Tetë mënyra për të shfrytëzuar limonin

Prishtinë | 13 Shk 2024 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Nëse vendosni që ta shfrytëzoni në amvisëri, shumë shpejt do të shihni që limoni është yll i vërtetë për mirëmbajtjen e kabinave të dushit, të furrave me mikrovalë, për larjen e dritareve…

Nëse keni vendosur që shtëpinë ta pastroni me limon, pos që në mënyrë natyrale të eliminoni papastërtinë, do të kurseni edhe mjaft para. Për shkak të thartirës së madhe limoni është pastrues i fuqishëm antibakterial dhe armik serioz i baktereve

Në vazhdim po japim këshilla se si ta mirëmbani shtëpinë, hap pas hapi, duke përdorur limonin për freskimin e rrobave, shkëlqimin e enëve të metalta, dezinfektimin e kovave, por posaçërisht të sipërfaqeve në banjë dhe në kuzhinë.

1. Freskojini aparatet

Disa pika pastrojnë plotësisht aparatet, por do të lënë edhe një aromë të mirë. Një rriskë limoni vëreni në pjesën ku bluhet bërlloku, kyçeni dhe pastaj lëshoni ujë të valuar. Kur të bluhet limoni, edhe blurësi juaj i mbeturinave do të bëhet i pastër.

2. Shkëlqim për metal

Bakri, mesingu, kromi… Nëse dëshironi t’i pastroni apo t’ua ktheni shkëlqimin, shfrytëzoni thartinë të limonit. Thartira e limonit shumë lehtë depërton nëpër shtresat e mineraleve dhe lehtë eliminon papastërtinë. Për efekt edhe më të mirë, para pastrimit njomeni një pjesë të lëvores së limonit në pak krip dhe pastaj fërkojeni.

3. Pastrojeni vaskën

Në vend të detergjenteve të forta, bëjeni vetë mjetin e përsosur për pastrimin e banjës: shtrydhni gjashtë limona, hidhini në një enë me pompë. Mbetjet e sapunit, gurëzve dhe papastërtisë do të eliminohen në moment. Sipërfaqet e banjës do të jenë të dezinfektuara.

4. Është i mirë edhe për enë

Kur të mbeteni pa detergjente të enëve, ndërkaq dyqanet janë të mbyllura, përzieni gjysmë qese sodë bikarbon me një rriskë limoni. Papastërtia do të eliminohet me një shpejtësi magjepsëse, por edhe duart tuaja nuk do të dëmtohen.

5. Jepuni aromë rrobave

Shtoni një lugë të vogël limoni të shtrydhur gjatë larjes së rrobave në makinë. Çorapet do të kenë aromë të mrekullueshme, si edhe gardëroba në të cilën nuk do të ndieni as gjurmët e pirjes dhe të tymit të duhanit.

6. Shikoni nga dritaret

Përzieni katër lugë lëng limoni në 2 litra ujë dhe do të fitoni përbërjen e përsosur për pastrimin e dritareve. Thartira lehtë do të eliminojë papastërtinë, njollat nga uji, ndërsa dritaret do të shkëlqejnë për mrekulli.

8. Rregullojeni kuzhinën

Shtrydhni gjysmë limoni mbi sipërfaqen e punës në kuzhinën tuaj, posaçërisht në dërrasën mbi të cilën preni artikujt ushqimorë. Le të rrijë dhjetë minuta. Njollat do të zhduken, por nëse i fërkoni pak me lëvoren e limonit, do të eliminohen edhe të gjitha bakteret.

8. Pastrimi i sipërfaqeve që vendet që me vështirësi arrihen

Bëjeni pastën nga lëngu prej limoni dhe boraksi. Me brushën e dhëmbëve shfrytëzoni këtë mjet për pastrimin e pllakave, të pjesëve të imta përreth lavamanit, çezmës, vendeve në të cilat keni vërejtur se lehtë krijohen gurëzit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme