Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, më 13maj 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M,i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestardhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muajdhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro .
I pandehuri R.M, akuzohet se më 16 prill 2019 në fshatin Jezercë – Komuna e Ferizajt, përkatësisht në oborrine shtëpisë,i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit – djalit te tij Rr.M,në të mënyrë që pas një mosmarrëveshjemes tyre, nga brezi ka nxjerr revolen, ashtu që nga afërsi rreth 1deri 2 metra ka shtënë në drejtim të këmbeve të tij, me ç’rast me një predhë e godet në këmbën e djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të përshkruara si ekspertizën mjekësore të datë 26.04.2019
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.