Tetë pacientë me Covid-19 po trajtohen në SHSKUK

| 19 Dhj 2021 | 11:15 | Nga

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se tetë persona po trajtohen në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme.

Ndërsa në trajtim mjekësor janë edhe 30 pacientë të tjerë postCovid, transmeton Klankosova.tv.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar.” thuhet në një postim në Facebook të SHSKUK-së.

Tutje bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë.

“Spitali i Ferizajt, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 1 pacient.”

Të ngjashme