Policia e Kosovës në Prizren raporton se gjatë ditës së djeshme atje 8 persona nuk e kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Me vendim të prokurorit për tetë të dyshuarit është iniciuar lënda “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, ata të gjithë janë liruar më pas në procedurë të rregullt.