Tetë të vrarë nga shpërthimi në Afganistan

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Një bombë në një veturë ka shpërthyer në Afganistan, përderisa eskorta e kreut të provincës Logar ishte duke kaluar në zonën ku ndodhi sulmi, duke lenë të paktën tetë Forca të Sigurisë Afgane të vdekur.

Zëshëdhënësi i Policisë i së Logarit, Shahpoor Ahmadzai, tha se sulmuesi ka detonuar eksplozivët në afërsi të eskortës së guvernatorit, në autostradën në mes të Logar dhe Kabul.

“Fatkeqësisht, 10 persona të tjerë janë plagosur dhe numri i viktimave mund të rritet”, tha Ahmadzai, duke shtuar se Shefi i Agjencisë së Inteligjencës të Logarit ishte gjithashtu në eskortë i cili nuk është lëduar.

Një zëdhënës i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha në një deklaratë se grupi i talebanëve ishte përgjegjës për shpërthimin dhe se një numër i madhi Forcave Speciale Afgane ishte vrarë ose plagosur.

Logar, i vendosur rreth 75 kilometra nga Kabuli, njihet si një portë strategjike në kryeqytet dhe është e ndjeshme ndaj sulmeve për shkak të pranisë aktive të talebanëve në shumicën e zonave të provincës.

Grupi militant ka ngritur sulme në krahinat strategjike në muajt e fundit në betejën e tyre për të dëbuar forcat e huaja, për të rrëzuar qeverinë e mbështetur nga Perëndimi dhe për të rivendosur versionin e tyre të ligjit Islamik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme