Sot janë bërë tetë vjet nga rënia e Enver Zymberit.
Heroin dhe sakrificën e tij për vendin e ka kujtuar Ramush Haradinaj, kryeministri në dorëheqje.
“Sot e tetë vite më parë, një nga policët më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale, ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të vendit, të qytetarëve pa dallim etnie, të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Duke e kujtuar veprën kulmore të tij, sot nderojmë secilin polic të Kosovës, që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në Jug e në Veri”!
“Ky angazhim dhe përkushtim i tyre, e bën Kosovën vend të sigurt, për të gjithë qytetarët në çdo pëllëmbë të saj”.
“Falënderoj zyrtarët policorë, Drejtorin Rashit Qalaj, për angazhimin e pakursyer, për t’i dalë zot Kosovës”.