Haradinaj rrugës për në Hagë uron kryeministrin britanik, Borsis Johnson

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është nisur nga aeroporti I Prishtinës për në Hagë, pas ftesës së Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Por as në këto momente Haradinaj nuk harroi të uroj kryeministrin e sapozgjedhur të Britanisë, Borsis Johnson.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Haradinaj deklaroi se marrëdhënia dypalëshe e vjetër Kosova me Bashkimin Evropian do të vazhdojë të lulëzojë dhe të forcohet.

“Urime për Udhëheqësin e sapozgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar @ BorsisJohnson. Marrëdhënia dypalëshe e vjetër #Kosova me Bashkimin Evropian do të vazhdojë të lulëzojë dhe të forcohet, pasi që #Kosova të afrohet më pranë strukturave euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme