Hapja e kazinove dhe bastoreve sportive edhe brenda lagjeve ka bërë që sot banorët e Teqes të Tetovës të protestojnë.
Kërkesa e tyre ishte zhvendosja e këtyre lojërave të fatit në lokacione tjera, jashtë vendbanimeve në të kundërtën ata do të vazhdojnë që revoltën ta shprehin në rrugë.
Protesta e tyre u mbështet edhe nga Këshilli Antibixhoz.