Tha se do t’i bëhet “çarja” pas gjashtë muajsh, Rizvanolli asnjë fjalë për pagesën e rrymës në veri

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është pyetur në Kuvendin e Kosovës për çështjen e një zgjidhjeje afatgjatë për çështjen e pagesës së shpenzimeve të rrymës elektrike në veriun e vendit.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kërkoi sqarim për këtë çështje, duke thënë se rryma atje po furnizohet nga termocentrali i Kollobares, pjesë e Serbisë.

“Sa blejmë rrymë prej Serbie? E ke përgjegjësi me dalë me do fakte. Jemi duke marrë rrymë prej termocentralit të Kollobares”, tha Shala derisa po kundër-replikonte me ministren Rizvanolli.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë dha një përgjigje të mjegullt karshi çështjes së pagesës së rrymës në zonën veriore të Kosovës.

“Momentalisht po importohen 200 megawat orë. Deri në fillim të nëntorit janë mbuluar nga kapacitetet vendore. Shifrat duhet të krahasohen edhe nga importi edhe nga përdorimi i gazit potencial, edhe prej burimeve të tjera. Këtë studim jemi duke e bërë”, tha ajo në Kuvend.

Përpara gjashtë muajshu miratua propozimi për përmbushjen e kërkesës së Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në katër komunat. Shuma e cila u nda për këto shpenzime ishte 11 milionë euro.

Përgjatë kësaj senace, Rizvanolli pati thënë se do të gjejë zgjidhjen në gjashtë muajt e ardhshme.

“Qeveria e Kosovës e ka marrë seriozisht zgjidhjen e këtij problem”, deklaronte ajo.

Të ngjashme