Thaçi: KFOR-i ndër institucionet më të besuara në Kosovë

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 12:04 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi Miglietta.

Presidenti Thaçi falënderoi atë për punën dhe kontributin e tij që ka dhënë gjatë këtyre viteve në ruajtjet e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

“Ju falënderoj për punën që keni bërë si komandant i KFOR-it në Kosovë. Falë edhe përkushtimit tuaj, KFOR-i mbetet ndër institucionet më të besuara dhe respektuara në Kosovë”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se prezenca e NATO-s në Kosovë është garanci për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Guglielmo Luigi Miglietta ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pas me të gjitha institucionet në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme