Thaçi bën zyrtare punën e gjyqtarëve e prokurorëve serbë

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 16:57 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se gjatë ditës zyrtarisht kanë filluar punën gjyqtarët dhe prokurorët nga komuniteti jo shumicë në pjesën veriore. Thaçi këtë njoftim e ka bërë në rrjetin social Facebook.

Ndër të tjera presidenti ka thënë se me integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti jo shumicë në sistemin e gjyqësor, e prokurorial kanë mbyllur një etapë të rëndësishme, raporton Ekonomia Online.

Të plotë e gjeni statusin e Thaçit:

”Sot, zyrtarisht, kanë nisur punën gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Kosovës nga komuniteti jo shumicë në pjesën veriore të vendit. Me veprime afirmative, ne kemi siguruar që gjykatat dhe prokuroritë të pasqyrojnë përbërjen etnike.
Kurse, me integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti joshumicë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës, ne e kemi mbyllur një etapë shumë të rëndësishme për vendin tonë – shtrirjen e ligjshmërisë në tërë territorin dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Shteti ynë po forcohet mbi parimet kushtetuese, të gjithëpërfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së çdo individi, ku çdokush mund të realizojë vetveten dhe të kërkojë lumturinë pa iu cenuar asnjëherë e drejta që të jetë pjesë e shoqërisë sonë. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme