Thaçi i bindur në lirimin e shpejtë të Haradinajt

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 11:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përgjatë diskutimit të tij në forumin “Fol Hapur” ka diskutuar edhe lidhur me ndalimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë me një urdhërarrest nga shteti Serb.

Thaçi ka thënë se sa i përket Haradinajt, ai vazhdon të mbahet padrejtësisht në Francë.

“Besoj plotësisht në lirimin e tij. Pres t’i kthehet vendit. Kam besim të plotë se drejtësia francezes do të merr vendim të merituar”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu presidenti Thaçi ka shtuar se shteti i Kosovës nuk ka problem me Parisin.

“Parisi është viktimë në këtë rast. Franca është shtet mik i Kosovës. Duke e sharë Francën nuk i ndihmojmë Haradinajt. Jam takuar me shefin e Interpolit dhe kemi diskutuar këtë çështje”, ka përfunduar Thaçi.

Të ngjashme