Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se ka biseduar me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa në telefon, me ç’rast edhe i ka ofruar mbështetje për shërim.
Ka thënë se ka kërkuar ta vizitojë por procedurat e trajtimit të Mustafës këtë gjë ia bënë të pamundur.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë.
Përmes telefonit zhvillova një bisedë me të, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme. Z. Mustafa i uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale. HTH