Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Daut Halilaj, ndërsa me urdhrin “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”, dëshmorët Besim dhe Alban Halilaj.
Presidenti Thaçi, ka thënë se familja Halilaj nga Terdevci i Drenasit ishte bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me urdhrin ‘Hero i Kosovës’, sot e dekorova dëshmorin Daut Halilaj. Ndërsa, me urdhrin ‘Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari’, dëshmorët Besim dhe Alban Halilaj. Familja Halilaj nga Terdevci i Drenasit ishte bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.