Thaçi dekoron Gjergj Dedajn, thotë se e ka ndërkombëtarizuar kauzën e Kosovës

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 18:37 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedajn, dhe familjen e tij me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Thaçi ka thënë se Dedaj ka pasur kontribut të pashoq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe se ai ka ndërkombëtarizuar kauzën e Kosovës në botë.

“Për veprimtarinë, sakrificën dhe vetëmohimin e Gjergj Dedajt dhe tërë familjes Dedaj, sot i dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si lider politik, Gjergj Dedaj ka internacionalizuar kauzën e Kosovës në botë, ka qenë pjesëmarrës në konferencën e Rambujesë dhe është kontribuues i pashoq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në tri dekada. E madhe është edhe veprimtaria e familjes Dedaj. Për angazhimin e tyre, shumë anëtarë të familjes kanë paguar me jetë në Mejë të Gjakovës, në vitin 1999”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme