Presidenti, Hashim Thaçi, ka dekoruar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Medaljen presidenti Thaçi ia ka dorëzuar bashkëshortes së ish-presidentit Fanë Rugova.
Në ceremoninë e ndarjes së medaljes të pranishëm ishin edhe djemtë Mendim dhe Ukë Rugova dhe vajza e tij deputetja Teuta Rugova, raporton Ekonomia Online.
Me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Sektori i Historisë i Muzeut të Kosovës hapë ekspozitën historike me titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”.
Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi sjellin për herë të parë në Kosovë një koleksion me mbi 70 eksponante, 500 fotografi, dokumente e gazeta të kohës