Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pritur sot kampionin e botës në boks Robin (Haxhi) Krasniqi dhe e ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Krasniqi në fundjavë e fitoi titullin e përkohshëm të botës në peshën gjysmë të rëndë në boks në versionin WBA dhe titullin IBO.
“Kampionin botëror të boksit, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.